Google ADS

Përfitimet magjike të farave chia

09:36 | 16 Qershor 2019
Arbresh.info

Farat chia janë cilësuar nga ekspertë dhe nutricionistë të shumtë si një nga ushqimet më të shëndetshme në planet. Janë të mbushura me lëndë ushqyese dhe i japin trupit dhe trurit tuaj përfitime të jashtëzakonshme. Sipas gjuhës antike të fiseve Maja, “chia” do të thotë fuqi.

Ato janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3, të pasura me antioksidantë, dhe sigurojnë fibra, hekur dhe kalcium.

Acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në ngritjen e kolesterolit HDL, kolesterolin (e mirë) që mbron nga sulmet në zemër dhe goditjet në tru.

Konsumimi i tyre në baza ditore, një herë në ditë, do ti siguronte organizmit përqindje të lartë të kalciumit, manganit, fosforit hbe bakrit.

Përfitimet e tjera shëndetësore nga farat chia

Benefitet

Kanë një sasi elementësh ushqyes me shumë pak kalori

Janë të mbushura me antioksidantë

Pothuajse të gjithë karbohidratet në farën e chia-s janë fibra

Janë të pasura me proteina

Farat e chia kanë sasi të lartë të omega-3

Ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të diabetit të Tipit 2

Janë të pasura me ushqyes për kockat

Farat e chia-s kanë ndikim të madh në parandalimin e Diabetit të Tipit 2.

Mund të përmirësojnë efektet e ushtrimeve fizike

Fara chia rritet në Amerikën e Jugut

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme