Defender i ri, mund të ketë bazë më të gjerë rrotash kur të del në shitje
Për disa gjenerata, Defender ka qenë modeli kryesor i kompanisë, që është përpunuar edhe më shumë, sa heqë që ka dalë në shitje.
Mirëpo, gjithnjë ka hapësirë për përmirësime dhe ndryshime që të përshtatet sa më shumë me nevojat e tregut. Derisa blerësit perëndimorë janë të kënaqur, ata të tregut kinez kanë ankesa të konsiderueshme dhe duan ndryshime.
Kompania britanike, ka mbetur në pozitë të vështirë dhe nuk po di se në farë drejtimi të punojë, duke pasur parasysh numrin e madh të shitjeve që ka në Kinë.
Gjatë prezantimit para investitorëve, zyrtarë të Jaguar Land Rover, kanë bërë të ditur se do ta lansojnë një Defender me opsione speciale, vetëm për tregun kinez, por pa dhënë ndonjë specifikë.
Meqenëse nuk dihet me saktësi, mendohet se ky model do të ketë bazë më të gjerë të rrotave dhe të jetë më i elektrizuar. Frankfurt Auto Show që zhvillohet në shtator, është aktiviteti ku do ta shohim Land Rover Defender, që lansohet gjatë vitit që vjen.
Megjithatë, nuk dihet nëse ndryshimet e paralajmëruara do t’i ketë edhe kur të lansohet në Kinë, ku pritet të vazhdojë të jetë shumë i kërkuar.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...