Sot, nga ora 9 e mëngjesit shoqata jofitimprurëse “CreAction Geneve” ka mbajtur një aksion me qëllim humanitar.
Ushqime tradicionale shqiptare u shitën pranë dyqanit Coop në Onex dhe fondet e mbledhura janë dedikuar për një aksion humanitar në Kosovë. Gjatë ditës së sotme, nga shoqata kanë njoftuar se kanë arritur të mbledhin 2017 franga, nga shitja e ushqimeve.
Nga “CreAction Geneve” ka thënë për albinfo.ch për se do të përdoren këto para.
“Kjo shumë është grumbulluar për transportin e materialeve shkollore (banka, karrige), veshmbathjeve, lodrave, materialeve mjekësore dhe karrocave në Kosovë”, ka njoftuar ata.
Albinfo.ch mëson se mjetet e lartpërmendura janë kontribut i banorëve të Gjenevës, shkollave të Zvicrës dhe spitaleve.
Po ashtu, nga shoqata kanë njoftuar se këto mjete planifikojnë t’i dhurojnë në Kosovë gjatë verës, dhe se janë duke punuar për t’i gjetur rastet në nevojë.
Ndërkaq, shoqata “CreAction Geneve” ka falënderuar të gjithë ata që i kontribuuan këtij aksioni. “Mbesim me shpresë që të kemi solidaritet të njëjtë edhe në projektet tona të ardhshme”, kanë shkruar ata.
“CreAction Geneve” është shoqatë jofitimprurëse në Gjenevë, që përbëhet kryesisht nga studentët shqiptarë dhe zviceranë.
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor