Google ADS

Përfundon pjesa e parë e “Lojës së Yjeve”: Xhaka 2 me 1 kundër Rashicës

20:48 | 15 Qershor 2019
A. B.

 Ka përfunduar me rezultat 2 me 1 pjesa e parë e “Lojës së Yjeve”.

Takimi është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe qëllime i kësaj ndeshje mjaftë argëtuese të organizuar nga FFK dhe Komuna e Prishtinas është humanitar, raporton portali arbresh.info.

Skuadra me kapiten superyllin e Werder Bremenit, Milot Rashicën, ishte ajo që zhbllokoi shifrat duke shënuar për 0 me 1 në minutën e katërt të takimit.

Por, djelmoshat me kapiten mesfushorin Granit Xhaka u përgjigjen menjëherë duke barazuar shifrat për 1 me 1 vetëm katër minuta më vonë. Muharrem Sahiti ishte lojtari qe shanoi bukur për 1 me 1 në portën e Visar Bekajt.

Në minutën e nëntë u ndërpre takimi duke u nderuar me duartrokitje legjeda Fadil Vokrri. Djali i tij Gramos Vokrri, i cili ishte pjesë e skuadrës së yllit të Arsenalit, u përqafua nga të gjithë yjet startues. Dardan Berisha shënoi me lehtësi në minutën e 35′ duke përmbysur rezultatin për 2 me 1.

Basketbollisti i njohur realizoi me lehtësi pas asistimit nga Xhaka. Raste të mira kishte edhe në vazhdim, vecanërisht nga bashkëlojtarët e Rashicës, por skuadra e tij nuk i konkretizoi ato.

Arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohe reale për cdo zhvillim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme