Portieri i Real Madridit, Keylor Navas raportohet se nuk ka pranuar ende ndonjë ofertë zyrtare gjatë kësaj merkato të transferimeve.
Gjiganti spanjoll thuhet se është i lumtur që Navas të largohet këtë verë ndërkohë që reprezentuesi i Costa Ricas thuhet se do të mirëpriste shansin për të provuar një sfidë të re, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, bazuar në një raport AS, asnjë klub nuk ka qenë i përgatitur për të bërë ofertë zyrtare për 32-vjeçarin qysh pas përfundimit të sezonit.
Raporti shton gjithashtu tarifa dhe kërkesa prej 7 milionë euro nga Navas janë duke lënë larg vëzhguesit e mundshëm në këtë fazë të verës.
Manchester United dhe Paris Saint Germaini janë sugjeruar si destinacione të mundshme për Navas, i cili ka bërë 19 paraqitje brenda të gjitha kompeticioneve në edicionin e fundit./arbresh.info/
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...
Policia arreston një person pas kontrollit në një lokal në P...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...