Qendër mbrojtësi i Romës ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e Napolit.
‘Sky Sport Italia’ insiston se Manolas ka arritur marrëveshje personale me Napolin, por Roma do ta lirojë lojtarin vetëm nëse paguhen 36 milionët e klauzolës së tij, transmeton lajmi.net.
Lojtari i cili mbron ngjyrat e Greqisë shihet si partneri ideal për Kalidou Koulibaly dhe zëvendësimi i duhur për Raul Albion, i cili po kthehet tek Villarreal.
Sipas raportimeve të fundit, Manolas e ka rrugën të hapur që t’i bashkohet Napolit, kështu që tashmë mbetet vetëm marrëveshja mes dy skuadrave.
‘Tuttomercatoweb’ bën të ditur se marrëveshja personale përfshinë 3.5 milionë euro në vit, plus bonuset.
Të interesuara për mbrojtësin ishin edhe Milano e Juve, por lojtari duket se ka zgjedhur punën me Carlo Ancelottin.
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...
Lansohet sot dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë, merr pj...