Google ADS

Ndahen Dakota Johnson dhe Chris Martin

15:51 | 15 Qershor 2019
Arbresh.info

Dakota Johnson dhe Chris Martin i kanë dhënë fund lidhjes, pas më shumë se 18 muajve bashkë.

The Sun citon një burim të ketë thënë: “Kishte fjalë për fejesë, por tani ata i kanë ndarë rrugë, gjë e cila ishte një befasi për të gjithë”, transmeton portali arbresh.info.

 

View this post on Instagram

 

Consciously throupling

A post shared by Derek Blasberg (@derekblasberg) on

Mesa duket ndarja ishte befasi posaçërisht për miqtë e çiftit, të cilët thonë se Dakota dhe Chris ishte me të vërtetë të lumtur bashkë.

Johnson dhe Martin për herë të parë janë parë bashkë duke darkuar në tetorin e vitit 2017, e nga dhjetori ishte raportuar se ata veçse ishin lidhur.

Por duket se kaq e kishin edhe këta./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme