Edhe përgjatë këtij sezoni turistik pushuesit po i frekuentojnë plazhet e Vlorës pa praninë e rojeve bregdetare. Vizitorët që kanë zgjedhur Vlorën për të pushuar në këto ditë të nxehta thonë se mungesa e vrojtuesve të plazhit i bënë atë të ndihen të pasigurt. Për ta prania e personave të specializuar për të dhënë ndihmë në plazh do të ofronte shërbimin dhe sigurinë për të pushuar.
Instruktori i vrojtuesve të plazhit shprehet se edhe pse deri më tani ka trajnuar 130 vrojtues plazhi vetëm në Vlorë në plazhet publike të qytetit ata mungojnë. Sipas tij Bashkia dhe Policia duhet të marrin masa për të kontrolluar vrojtuesit e plazhit për t’i punësuar ata gjatë sezonit veror në plazhet publike.
Sipas Bashkisë së Vlorës të gjitha bizneseve të qytetit të cilët kanë marrë një hapsirë publike për ta shfrytëzuar për plazh tashmë ju është dërguar një shkresë zyrtare për të plotësuar kriterin e vendosjes së vrojtuesve te plazhet, për t’i bërë turistët të ndihen të sigurtë gjatë pushimeve./BW
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...