Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë kontrolleve në biznese të ndryshme ka konstatuar disa shkelje, duke vendosur edhe gjoba të majme për abuzuesit, si edhe u ka mbyllur aktivitetin 2 prej tyre, si edhe ka bërë asgjësimin e rreth 48.7 ton farë misri të papërshtatshme për mbjellje.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë kontrolleve në biznese të ndryshme ka konstatuar disa shkelje.
Në aksionin e fundit janë mbyllur 2 aktivitete dhe janë asgjësuar rreth 49 ton impute bujqësore.
Sipas njoftim të institucionit gjatë kontrolleve të rrepta në rang vendi janë ndëshkuar me gjobë 2.4 milionë lekë, 5 subjekte për shkelje ligjore.
Konkretisht:
-Gjatë kontrollit të ushtruar nga AKU Tiranë nё subjektin “Sami Cerri” evidentoi se subjekti ushtronte aktivitetin “Prodhim dhe tregtim tё produkteve tё pastiçerisё” pa licencë përkatëse dhe pa rregjister shitjesh.
Gjithashtu, u konstatuan 225 kg produkte me etiketa tё pa notifikuara dhe qё nuk pёrmbushin kёrkesat ligjore (suxhuk me arra, llokume). Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u morën masa administrative: a). Gjobë 1,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa disponuar licencën përkatëse, b). gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, c). gjobë 100,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin, d). bllokim per asgjesim i 225 kg produkte ushqimore dhe e). ndërprerje e aktivitetit.
-Gjatë kontrollit të ushtruar nga AKU Fier në subjektin “Lindita Gjini” me aktivitet “Market” në qytetin e Lushnjës evidentoi tregtim të mallrave me afat të kaluar përdorimi (amareta, djath, kroasan, kek, cajra, cokollata, pije energjike, vafer etj). Për shkeljet e kontatuara ndaj subjektit u mor masa administrative: a). gjobë 300,000 lekë për tregtim të mallrave të cilëve u ka kaluar afati i përdorimit dhe b). bllokim per asgjesim te mallrave me afat përdorimi të kaluar.
– Nga kontrolle e kryera nga AKU Korçë në subjektet “Petraq Zhidro” dhe “Lico A+B” me aktivitet “Përpunim qumështi” dhw analizat laboratorike të mostrave përkatëse (djathë të bardhë dhe djathë kaçkavall) evidentuan mospërmbushje të kërkesave ligjore për treguesit e sigurisë së ushqimit. Për shkeljet e konstatuara ndaj secilit prej subjekteve u mor masa administrative: a). gjobë 300,000 lek për ushqim të pasigurtë dhe b). bllokim per asgjesim te sasisë 500kg djath i papërshtatshëm për konsum.
-Gjatë kontrollit të ushtruar nga AKU Korçë në subjektin “Florent Dikellari” me aktivitet “Njesi tregtimi” evidentoi kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare. Për këtë shkelje AKU mori masat administrative: a) gjobë ne vlerën 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare dhe b). nderprerja e aktivitetit deri në plotësimin e këtyre kushteve.
– Ndërkohë drejtoria Rajonale e AKU Shkodër në kuadër të masave administrative të marra gjatë kontrolleve të kryera, ka bërë asgjesimin e rreth 48.7 ton farë misri të papërshtatshme për mbjellje. Proçesi i asgjesimit u krye me pjesëmarrjen e inspektoreve të AKU, të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe të Drejtorisë të Tatimeve./TCH
Përurimin e segmentit Stanovc- Vushtrri, Kurti: Rruga Prisht...
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...
Osmani: Lidhja e thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ësht...
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...