Krahina Maluku i Indonezisë është goditur nga një tërmet me magnitudë prej 6,4 ballësh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra nacionale për meteorologji, klimë dhe gjeofizikë (BMKG) bëri të ditur se epiqendra e tërmetit është regjistruar 216 kilometra në juglindje të rajonit Maluku jugor të provincës, në thellësi prej 144 kilometrave.
BMKG dhe Qendra Paqësore e Cunamit nuk dha alarm për rrezik nga cunami. Sipas informacioneve të para tërmeti nuk ka shkaktuar viktima dhe dëme materiale.
Në tërmetin me fuqi 7,5 ballë që goditi gjirin Palu dhe ishullin Sulawesi më 28 shtator 2018 dhe cunami që pasoi, humbën jetën rreth 4.340 persona.
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...