Qeveria e Hong Kongut ka njoftuar vonim të projektligjit kontrovers që shkaktoi protestat më të mëdha në qytetin kinez që nga viti 1997.
Liderja e qytetit Carrie Lam iu drejtua gazetarëve pas takimit me deputetët pro-Pekinn, përfshirë disa që i kanë bërë thirrje që të tërhiqet nga ligji i propozuar, transmeton portali arbresh.info.
“A nuk duhet t’i qetësojmë qytetarët?” Ligjvënësja e Hong Kongut dhe besnike e Pekinit Ann Chiang u tha i-Cable News. “Mendoj se shtyja për pak nuk është gjë e keqe. Në këtë moment, qeveria duhet të shqyrtojë vetveten”.
Projektligji propozon një mekanizëm ligjor për të lejuar ekstradimin e banorëve të Hong Kongut dhe shtetasve kinezë ose të huaj që udhëtojnë nëpër qytet në Kinën kontinentale.
Udhëheqësja e Hong Kongut, Lam, argumenton se i pengon kriminelët të kërkojnë të fshihen në këtë qendër financiare./Arbresh.info/
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli