Google ADS

Çelet me ceremoni festive dhe panaire sezoni turistik në Pogradec

09:14 | 15 Qershor 2019
Arbresh.info

Qyteti i Pogradecit ka çelur sezonin turistik veror përmes një ceremonie e cila është shoqëruar me panaire të punimeve artizanale, gatime të ndryshme por edhe aktivitete të tjera.

Pogradeci këtë sezon e ka nisur me banorët e qytetit por edhe të ardhurit që zgjedhin freskinë e liqenit në stinën e nxehtë.

Eduart Kapri kryetar i Bashkisë Pogradec në ditën e çeljes së sezonit ka ftuar turistë vendas dhe të huaj për të shijuar panoramën dhe mikpritjen Pogradecare.

Panairi i organizuar në këto ditë festive ka sjellë disa nga elementet e kulinarisë dhe artizanatit të Pogradecit por edhe të rrethinave të ndryshme.

Mes një ceremonie festive që ka qenë e larmishme për gjithë pjesëmarrësit nuk kanë munguar as festimet e shumta që do të vazhdojnë deri vonë./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme