Bashkimi Evropian (BE) ka miratuar masa të reja kundër eksplozivëve të krijuara brenda unionit dhe financimit të terrorizmit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Këshilli i Sigurimit i BE-së miratoi dy dosje të rëndësishme prioritare në kuadër të Unionit të Sigurisë, që përforcojnë rregullat e BE-së mbi prekursorët e eksplozivëve dhe lehtësojnë qasjen në zbatimin e ligjit në informacionin financiar”, tha BE në një deklaratë.
Komisioneri i Unionit të Sigurisë, Julian King, tha se masa do të hapë rrugën për “mbylljen e hapësirës në të cilën veprojnë terroristët, duke e bërë më të vështirë për ata të marrin kimikatet e nevojshme për të krijuar eksplozivë në vend”.
Komisioneri për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësisë, Dimitris Avramopoulos, nga ana e tij, tha se, ‘”Terroristët dhe kriminelët do ta kenë më të vështirë për të arritur në kimikate të rrezikshme për të prodhuar bomba në vend apo për para për krimet e tyre”.
Ndërkaq, komisionerja për Drejtësinë, Konsumatorët dhe Barazinë Gjinore, Vera Jourava, tha se “ndjekja e parave” është një nga metodat më efektive kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
“Autoritetet tona të zbatimit të ligjit shtojnë një mjet të rëndësishëm për të shpejtuar informacionin financiar për të përmirësuar sigurinë e qytetarëve tanë dhe për të shërbyer drejtësi”, tha Jourava.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...