Sipas asaj që rezulton në portalin sportiv FcInternews.it, Albacete ka vendosur që të blejë kartonin e Rey Manaj, sulmuesi i datëlindjes 1997 dhe i kombëtares së Shqipërisë.
Klubi spanjoll e mori në huazim verën e shkuar dhe tani ka të drejtën për të kryer blerjen e kartonit ose ta kthejë mbrapsht.
Sulmuesi nga Lushnja ka luajtur 22 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola. Klubi i Segunda Division po mendon që të shpenzojë një shifër mes 2-2,5 mln euro, raporton telesport.
Megjithatë, Interi ka edhe një mundësi riblerje, nëse dëshiron që të rimarrë sulmuesin edhe nëse Albacete ushtron të drejtën e blerjes dhe vjen ndonjë ofertë më e mirë.
Para të rëndësishme për Interin, në sajë të arkëtimit, duke qenë se Manaj ka kushtuar thuajse 1 mln euro dhe investimi është amortizuar në vite.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...