Joao Felix është njëri nga talentët më të pëlqyer në futbollin evropian dhe presidenti i Benficas, Luis Filipe Vieira, ka pretenduar se 19-vjeçari mund të fitoj Topin e Artë.
Vieira ka lënë të kuptohet gjithashtu se aftësitë e mesfushorit mund të jenë shumë të rëndësishme për skuadrën kombëtare të Portugalisë, transmeton portali arbresh.info.
“Joao Felix mund të fitoj Topin e Artë për shkak se është një lojtar i ri dhe me kokë të kthyer në rrugën e duhur”, ka thënë fillimisht Vieira për Radio Renascenca. “Ai është vetëm 19 vjeç dhe e gjithë vëmendja është në të, por ai vazhdon të mbetet i njëjti”
“Ai ka një të ardhme të gjatë para tij dhe do të jetë një top lojtar, nuk ka dyshime rreth kësaj”
“Nuk e di nëse do të jetë zëvendësuesi i Cristiano Ronaldos, por do të jetë shumë i rëndësishëm për futbollin portugez”
“Ai ka potencial për të qenë në elitë, ashtu si Bernardo Silva, i cili tashmë është ndër më të mirët”
Atletico Madridi është i interesuar për nënshkrimin me Felixin, i cili ka shënuar 20 gola brenda 43 paraqitjeve sezonin e kaluar dhe ka debutuar më 5 qershor në gjysmëfinalen kundër Zvicrës në Ligë të Kombeve.
Ai ka një klauzolë të blerjes prej 120 milionë euro, gjë që mund të rezultojë problematike për ‘Los Rojiblancos’./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën