Thomas Strakosha i shumëdëshiruar në Premier League. Janë të paktën tre ekipe angleze që synojnë të marrin shërbimet e portierit shqiptar, i cili edhe në sezonin që sapo u mbyll tregoi një nivel të lartë në Lazion, ekipi me të cilin fitoi edhe Kupën e Italisë.
Sipas medieve nga përtej Adriatikut, dy klubet londineze, Arsenali dhe Tottenhami, por edhe West Hami, e kanë seriozisht për portierin kuqezi.
Pak ditë më parë, “Corriere della Sera” shkroi për një interesim të “Topçinjve”, por tashmë është shtuar konkurrenca për kartonin e tij.
Mund të thuhet që në Angli janë “dashuruar” me Strakoshën, për të cilin presidenti i lacialëve, Lotito, kërkon jo pak por 50 milionë euro.
Mbetet për t’u parë nëse klubet e sipërpërmendura janë të gatshme për të plotësuar kërkesën e numrit 1 të Lazios. /SS/
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...