Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i shoqëruar nga sekretari i Bashkisë së Kukësit Bujar Muçmata, sot ka bërë homazhe pranë varrit të patriotit Hasan Prishtina, në varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Kukësit.
Homazhet janë bërë në kuadër të “Javës së Hasan Prishtinës”, aktivitet ky që tani e sa vite tradicionalisht mbahen në qytetin e lindjes së një prej patriotëve më të mëdhenj që kishte Kombi shqiptar, siç është Hasan Prishtina.
Krahas inaugurimit të sheshit dhe shtatores së Hasan Prishtinës që do të bëhet me ceremoni të hënën në 20 vjetorin e Çlirimit të Vushtrrisë, kryetari Tahiri tha se do të angazhohet që së shpejti eshtrat e Hasan Prishtinës të kthehen në vendlindjen e tij në Vushtrri.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para