Gjendet i vdekur një shtetas austriak në një hotel të Prishtinës

18:00 | 14 Qershor 2019
A. B.

Një shtetas i Austrisë ka vdekur në një hotel në Prishtinë.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar për portalin arbresh.info edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se rasti ka ndodhur në një prej hoteleve në rrugën Prishtinë-Shkup, dhe se njësitet policiore janë duke u marrë me rastin.

Një burrë me shtetësi austriake është gjetur i vdekur në një hotel në Prishtinë.

“Rasti ka ndodhur në një hotel, në rrugën Prishtinë- Shkup. Vdekjen e viktimës mashkull shtetas austriak, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.”, ka thënë Ahmeti. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme