SBASHK’u po e kundërshton idenë e Kryetarit të Kamenicës Qëndron Kastratit për ato që ai po i quan reforma në arsim e që sipas kësaj iniciative do të rezultojë me mbyllje shkollash, humbje vendeve të punës. Në këtë sindikatë thonë se një ide e tillë është e papranueshme, dhe se janë kundër mbylljes së shkollave.
Kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se ata janë kundër planeve të tilla duke thënë se janë të papranueshme dhe të pa analizuara mirë. Jasharaj thotë se ata do të luftojnë kundër mbylljes së shkollave.
“Unë e kam thënë qëndrimin e SBASHK’ut në prani të të gjithëve se idetë e tilla janë të papranueshme dhe të pa analizuara mirë, dhe unë po them që SBASHK’u sa të ekzistojë do të luftojë kundër mbylljes së shkollave. Aq më tepër pse të fillohet me Kamenicën”, ka thënë Jasharaj.
Sipas tij një reformë e tillë duhet të bëhet vetëm në nivel vendi dhe që këto referoma t’i bëj MASHT’i. Thotë se ata shqetësohen për fatin e kolegëve që punojnë në këto shkolla.
“Unë e luta kryetarin e Kamenicës së është një djal i ri dhe ambicioz, që mos u ngut dhe nëse diçka e tillë do të ndodhë le të ndodh në nivel vendi, dhe që përgjegjësinë se çka do të ndodhë nesër mos ta merr Kamenica dhe kryetari sepse janë përgjegjësi të mëdha”, ka thënë Jasharaj.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...