Kur dikush të ndalon në rrugë dhe të thotë “është bërë kohë e gjatë pa u parë”, me siguri se filloni të arsyetoheni se sa të zënë keni qenë me punën.
Pavarësisht se përpiqeni ta mashtroni trurin të bëhet më produktiv duke thënë se jeni të zënë, kjo nuk funksionon gjithmonë. Në fakt, njerëzit përreth jush fillojnë të mendojnë se jeni egoist dhe arrogant nëse vazhdoni ta përsëritni këtë gjë çdo herë që ju takojnë, transmeton Telegrafi.
Prandaj, duhet ta ndryshoni mënyrën e të folurit dhe të keni kujdes me fjalët që i zgjidhni për ta shprehur veten. Në vend se të thoni “jam i zënë”, mund të thoni “jam shumë mirë dhe jam duke u marrë me disa projekte shumë interesante”. Kjo do t’i shprehë ndjenjat tuaja në mënyrën më të mirë të mundshme.
Mbani mend mënyra se si flisni me kolegët, klientët apo shefin është e ndryshme nga mënyra se si flisni me anëtarët e familjes apo shoqërinë. Dhe, nëse ende nuk ia keni haberin se si funksionon kjo, atëherë këto këshilla do t’ju ndihmojnë.
Me kolegët
Kur i thoni një kolegu se jeni të zënë, përpiquni që të tingëlloni i fokusuar në zgjidhjet gjatë kohës kur ia shpjegoni gjërat. Tregoni se keni një projekt për ta përfunduar deri të nesërmen mbrëma. Bëjani me dije se keni diçka më me rëndësi në të cilën duhet të përqendroheni.
Me anëtarët e familjes
Me ta mund të silleni më thjesht dhe t’i shtyni gjërat siç preferoni vet. Mund t’ju tregoni se jeni të zënë me punë dhe se është prioritet në jetën tuaj.
Me klientët
Duhet të mendoni për implikimet afatgjata biznesore të përgjigjeve para se të thoni ndonjë gjë. Vlerësojeni atë se ata dëshirojnë të punojnë me ju. Dhe, nëse me të vërtetë nuk keni kohë, atëherë thirrni dhe thoni të bashkëpunojnë me kolegët tjerë.
Me shefin
Në vend se të mos tregoni interes, duke i thënë “jo” gjërave që nuk i pëlqejnë, caktoni një orar për t’u ulur me shefin dhe shfrytëzojeni si mundësi për t’i diskutuar projektet e ardhshme dhe t’i planifikoni gjërat paraprakisht. Ju paguheni për punën, prandaj duhet të jetë prioritet.
Me shokët
Mund t’ju tregon qartësisht se keni një deadline dhe se duhet të dilni me ta më vonë. Ata do t’ju kuptojnë më mirë se të tjerët, pasi që mund të jenë duke u ballafaquar me një situatë të njëjtë në jetën e tyre.
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...