Revista e njohur ndërkombëtare Maxim, bën çdo vit një klasifikim të grave më të bukura në botë, ndaj edhe ky vit nuk ka bërë përjashtim
Në listën e 100 grave më seksi dhe më të bukura në botë për 2019-të, vendin e parë e ka zënë Olivia Culpo.
Modelja e famshme, njëherësh edhe një ikonë frymëzuese stili dhe imazhi është shpallur përpara shtatë viteve si fituese e kurorës së “Miss Universe”, duke u bërë kështu një nga femrat më të bukura të botës. Dhe me kalimin e viteve duket se Olivia Culpo e ka ruajtur më së miri këtë pozitë, duke njohur vetëm arritje profesionale.
Revista e njohur “Maxim” ka bërë renditjen e 100 grave më të bukura në botë, ku në vendin e parë është Olivia Culpo.
Bukuroshja zeshkane ka realizuar edhe një sesion fotografik hot, që i ngre edhe më shumë temperaturat këtë verë, foto të cilat kanë “zaptuar” kopertinën e revistës prestigjioze.
Dhe ajo është vërtetë kaq seksi dhe e bukur!
“Gjithmonë kam shikuar në Maxim Hot 100 me admirim,” deklaroi Culpo.
“Ka pasur kaq shumë gra të mençura dhe të suksesshme të cilët më kanë frymëzuar mua dhe karrierën time në mënyra të panumërta që e bëjnë këtë titulli aq kuptimplotë për mua”, ka vazhduar tutje modelja.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...