Google ADS

Zyrtare: Gjilani nënshkruan me portierin nga Shqipëria

14:49 | 14 Qershor 2019
Arbresh.info

Skuadra nga Gjilani ka finalizuar marrëveshjen me portierin nga Elbasani, Shkëlzen Ruçi.

Ngjyrat e ekipit gjilanas Ruçi do t’i mbrojë për dy vitet e ardhshme, aq sa zgjatë kontrata e firmosur, shkruan portali arbresh.info.

26-vjeçari ishte portier tek Luftëtari i Gjirokastrës, Elbasani si dhe Bylisit.

“Gjilani sot ka arritur të finalizoj marrëveshjen me portierin nga Elbasani, Shkëlzen Ruçi. 26 vjeçari, Shkëlzen Ruçi, në skuadrën e Gjilanit vie nga kampionati i Shqipërisë më konkretisht nga Luftëtari i Gjirokastrës.Më parë portieri i ri i Gjilanit, kishte mbrojtur ngjyrat e Elbasanit dhe Bylisit. Ruçi në skuadrën e Gjilanit vie pas 3 sezoneve të kaluar në KF Luftëtarin dhe ka firmosur kontratë për dy vitet e ardhëshme, ku do ti mbroj ngjyrat e ekipit gjilanas”, njofton klubi.

Prurja e re nga Shqipëria po konsiderohet një tentativë për të freskuar skuadrën e cila këtë sezon ka përfunduar e 10-ta në Superligën e Kosovës.

“Krahas Ruçit, bordi drejtues i skuadrës po punon intezivisht që të ndërtoj një ekip garues, për edicionet e ardhëshme në Superligën e Kosovës në futboll”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit.

Ditë më parë Gjilani ka marrë shërbimet edhe të futbollistit brazilian Jackson Ferriera për të qenë pjesë e klubit për edicionin e ardhshëm./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme