Papritur u bë kaq nxehtë sa u zhduka fare të premten e kaluar pa artikull… Por, ja ku jam prapë duke sfiduar sezonin para diplomimit me disa këshilla shumë, po shumë të vlefshme që dua të dini për këtë sezon veror dhe stërvitjen tuaj. Pasi po të mos jeni të informuar sa duhet, mund të rrezikoni shëndetin tuaj (si gjithmonë). Pse? E para sepse dua t’ju motivoj të mos e neglizhoni palestrën apo çdo lloj aktiviteti fizik që kryeni normalisht, ashtu siç ndodh rëndomë. Stërvitja nuk bëhet për t’u dukur në verë, por për shëndet e mirëqenie të përgjithshme. Kaq, atëherë po filloj me këshillat unë…
1.PINI SHUMË UJË.
Fillojmë me më të zakonshmet, por më të rëndësishmet. Ju e dini shumë mirë se sa i rëndësishëm është hidratimi i trupit tonë, jo vetëm gjatë stërvitjes ku humbim lëngjet e trupit nëpërmjet djersitjes etj, por imagjinoni çfarë impakti ka ky faktor gjatë verës ku dehidratohemi vetëm duke qëndruar në ambiente të nxehta pa bërë dhe asgjë. Në fund të fundit, uji është çelsi i një lëkure super të shëndetshme e të lëmuar, kjo e fundit është shtresa ku avullojnë lëngjet e ku ndihet kontakti i parë me temperaturat.
2. STËRVITUNI NË MËNGJES OSE NË MBASDITE.
Evitoni rreptësisht orarin 10-14:30 pasi është harku kohor ku temperaturat janë më të lartat, ose ndryshe “piku”. Menaxhoni patjetër kohën tuaj për t’u stërvitur o para o pas këtij piku. Unë do të sugjeroja mëngjesin 100 herë! Vetë preferoj mëngjesin për stërvitje dimër e verë. Njëkohësisht, kush nuk ka dëshirë ta nisi ditën me energji dhe ta ketë mbasditen e lirë për ta shijuar?!
3. ULNI INTENSITETIN
Sa më nxehtë të jetë jashtë, aq më e vështirë është për trupin tuaj të stërvitet me intensitetin e zakonshëm. Nxehtësia dhe lagështira së bashku rrisin rrahjet e zemrës, dhe si pasojë trupi juaj e ka pak më të vështirë të shpërndajë “mbi-nxehjen” e trupit. Ja pse vapa na lodh shumë shpejtë. Kështu që më vjen keq t’jua them juve që ju djeg kjo, por do duhet të ulni intensitetin tuaj deri ne 60% ndryshe nga rutina juaj e zakonshme. Por pa merak, do jetë super efektive dhe më e rëndësishmja, ju jeni të sigurt .
4. VISHNI RROBAT E DUHURA
Gjithçka që është e lehtë dhe që lejon ajrin të depërtojë, pra breathable janë dy kriteret e rrobave që DUHET të vishni gjatë stërvitjes në verë. Lërini mënjanë streçet super të ngushta me material që nuk ju lejon djersën të avulloj në sipërfaqe. Vishni pantallona të shkurtra sporti, dhe bluza super të lehta, ose bëni si unë dhe thjesht një sportsbra. Por sigurohuni që t’i hiqni menjëherë pas stërvitjes, pasi kupat në brendësi të sportbras thithin lagështirën dhe baktere. Ju çuna jeni super me një kanatjere të hapur.
5. LEJONI TRUPIN TË PËRSHTATET ME TEMPERATURAT
Trupit tuaj i duhen përafërsisht 10-14 ditë të përshtatet me temperaturat e reja (kjo vlen për çdo stinë). Kështu që janë këto ditët e para ku duhet ë tregoni më shumë kujdes, e që përfshin çdo këshillë që dhashë më lartë, sidomos pjesa e uljes së intensitetit. Dhe për ju që nuk stërviteni rregullisht, zgjidhni gjithmonë një ambient me kondicioner. Avash avash shihni si do përshtateni nëse doni të provoni dhe ndonjë aktivitet në natyrë, në këto ditë të nxehta.
Në përgjithësi këto janë këshillat më kryesore për stërvitjen gjatë verës. Duke ju thënë sërish: “Mos e ndërprisni”! Mos ja bëni këtë trupit tuaj. Apo bëni pjesë tek ata persona që bëjnë “trup” vetëm për verën?? Se po qe ashtu pastaj s’flas më unë, po e mbyll me kaq”.
Gjithmonë kushtojini rëndësi se si e ndjeni ju vetë trupin tuaj në lidhje me rritjen e temperaturave pasi, sigurisht, jo të gjithë reagojmë njësoj.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...