Në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi ka nderuar me dekoratën “Urdhëri i Pavarësisë” disa personalitete dhe Institucione në Shqipëri.
Thaçi ka thënë se personalitete dhe institucionet e nderuara kanë dhënë kontribut për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Në mesin e të nderuarve janë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Aleksandër Meksi, Anastas Anxheli, Arben Malaj, Arben Rakipi, Artan Militav Meqi, Artan Myftiu, Artur Zhei.
I pari i Kosovës ka thënë gjithashtu se lista mund të zgjerohet edhe më tej.
“Po shpreh mirënjohjen më të lartë për secilin prej jush, lista nuk është përfundimtare dhe do të plotësohet edhe me personalitet të tjera që kanë dhënë kontribut në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai.
E në emër të të nderuarve ka folur Sabit Vogaj i cili ka falënderuar Thaçin./Arbresh.info/
Lindja e Mesme e përçarë rreth zgjedhjes së Presidentit Trum...
Prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 19 të pandeh...
Derbi mes Prishtinës dhe Dritës/ Publikohen formacionet star...
Nga Ukraina, te raportet me Kinën e Mbretërinë e Bashkuar dh...
Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës: Largimi i Atilla Kardesh...
Ndalohet importi i shpendëve/ Gripi, bllokim shpendëve, mish...