Edhe nëse keni lindur më parë, shtatzënia e dytë mund të sjell disa surpriza në krahasim me lindjen e parë. Nga simptomat deri te kohëzgjatja e lindjes, ja ku janë dallimet më të njohura.
Pra jeni shtatzënë me fëmijën e dytë? Urime! Nuk ka nevoj për të lexuar më shumë, apo jo? Pasi në fund të fundit keni qenë në atë situatë më parë, dhe dini saktësisht çfarë do të ndodhë me trupin tuaj prej tani deri në momentin kur të japni shtytjen finale.
Mos u ngutni. E vërteta është, se mund të mos ndiheni si herën e kaluar këtë herë – e jo vetëm sepse nuk i keni më nervat e reja. Mirëpo është mësuar se në disa mënyra shtatzënia e dytë dallon psikologjikisht nga e para. Evitoni surprizat duke mësuar se çka ju pret në muajt vijues.
Me siguri do të “ndiheni” shtatzënë më herët
Shumica e shtatëzënave për herë të dytë janë mësuar me simptomat e para të shtatzënisë dhe mund t’i njohin më herët. Mirëpo, simptomat mund të dallojnë nga hera e kaluar – mund të keni më shumë apo pak përzierje të mëngjesit apo probleme të tjera të barkut, apo më shumë apo më pak shpeshtësi të urinës.
Disa simptoma mund të mos theksohen shumë
Kështu, disa lajme të mira janë se: Mund të vëreni se vështirësitë e zakonshme si mospëlqimi i ushqimit dhe rritja e gjinjëve janë më të vogla këtë herë. Gjithashtu mund të ndiheni më pak e shqetësuar dhe mund të jeni më e relaksuar, pasi e keni kryer një herë, dhe keni jetuar për të treguar historinë.
Por mund të jeni më e lodhur
Nëse nuk e keni vërejtur, jeni e zënë me të qenit nënë, duke u munduar të plotësoni kërkesat e fëmijës së parë. Kush mund të flejë kur ka plastelinë për të pastruar në dysheme dhe një performancë të rregulluar menjëherë për “Krimbin Shumë Shumë të Uritur”?
Mund të vërehni më herët
Pasi muskujt e barkut dhe të mitrës janë të zgjeruar gjatë shtatzënisë së parë, padyshim janë më elastikë këtë herë. Kjo do të thotë se nuk do t’i mbajnë gjërat si më parë – kështu që barku juaj do të rritet shumë më herët se herën e parë. Mendojeni kështu: mitra juaj është si një balonë që është më e lehtë të pëlcasë.
Mund të mbani më poshtë
Përsëri, kjo ndodh për shkak se muskujt e mitrës nuk janë aq të ngrirë siç kanë qenë më parë, dhe gjithashtu sepse fëmija numër dy (apo tre apo katër) me siguri është më i madh se fëmija i parë. (Një tjetër rezultat jo aq argëtues: Potencialisht më shumë dhimbje të shpinës dhe tjera dhimbje të shtatzënisë).
Me siguri do të vëreni lëvizje të fetusit më herët
Ju kujtohen ato gjëra flluskuese, të buta në shtatzëninë e parë që i’u bënë të shtrëngoni barkun sepse mendonit se ishte gaz? Tani jeni më e mençur dhe e dini se është fëmija juaj duke lëvizur. Kështu që nga muaji i 4, me siguri do të vëreni shqelmat e parë (ndryshe nga muaji i 5 në herën e parë). Përgatituni për ta përjetuar dhe për të ditur çfarë i’u pret.
Kontraktimet Braxton Hick mund të jenë ndryshe
Mund të përjetoni kontraktime të “lindjes fallco” më të forta dhe më të dukshme – apo do t’i vëreni më herët – në këtë shtatzëni.
E përmendëm se lindja do të jetë më e shkurtër
Ka lajme të mira rreth kohës që do të kaloni në dhomën e lindjes: Faza e dytë e lindjes për ato që lindin për herë të parë zgjat 2 deri në 3 orë apo më shumë, kurse te ato që lindin për herë të dytë zgjat gati për gjysmë. Dhe shtyjta e fëmijës ka tendencë të jetë më e shpejtë herën e dytë, gjithashtu.
Ekzistojnë disa arsye rreth kësaj. Së pari, zverku juaj është më pak i ngurtë këtë herë, kështu që fshirja dhe zgjerimi bëhen më herët. Dhe për shkak se zverku dhe indi vaginal është më elastik, i dorzohen presionit të kokës së fëmijës më lehtë. Me fjalë të tjera fëmija ka më shumë mundësi të “dal” më herët.
Dhimbjet pas lindjes mund të jenë më të rënda
Kontraktimet pas lindjes janë mënyra e trupit për ta zvogëluar mitrën përsëri në madhësinë e mëparshme. Pasi mitra është më e madhe në fillim këtë herë, procesi mund të jetë potencialisht më i dhimbshëm.
Dhënia e gjirit mund të jetë më e lehtë
Sigurisht pjesë e kësaj është edhe fakti se e keni bërë më parë dhe kështu keni ide më të mirë se çfarë duhet të bëni. Por çfarë nuk dini është se, sipas një studimi, trupi është i mësuar fizikisht për të laktuar: Ndryshimet në gjëndrat e qumështit e bëjnë më lehtë dërgimin e qumështit herën e dytë.
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë