Google ADS

Bëhen me fëmijë pas 13 aborteve

10:56 | 14 Qershor 2019
Arbresh.info

Një grua e cila kishte përjetuar 13 dështime të shtatzënisë ka sjellë në jetë një vajzë pas punës pionere nga një eksperte e fertilitetit.

Njëmbëdhjetë nga shtatzënitë e Laura Worsley përfunduan në tremujorin e parë, por ajo gjithashtu humbi dy djem në javën e 17 dhe 20-të, transmeton portali arbresh.info.

Profesoresha Siobhan Quenby zbuloi se ajo kishte dy gjendje që e preknin aftësinë e saj për të bërë fëmijë.

Zonja Worsley dhe bashkëshorti Dave, mbeti shtatzënë për të 14-tën herë, e me ndihmën e prof. Quenby dhe ekipit të saj ajo lindi vajzën që e emëroi Ivy.

“Edhe tani, nëntë muaj më vonë, nuk mund të besoj se ajo është me të vërtetë e imja”, tha Laura, 35 vjeçe.

Ishte viti 2008 kur çifti përjetoi abortin e parë spontan. Kur e përjetuan të tretin atëherë e dinin se diçka nuk ishte në rregull.

Kur çifti u drejtua tek mjekët u zbulua se Laura kishte sindromin Antiphospholipid, i njohur gjithashtu si “sindromi i gjakut ngjitës”, i cili mund të shkaktojë humbje të përsëritura të shtatzënisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme