Google ADS

Delegacioni jokushtetues

09:47 | 14 Qershor 2019
Arbresh.info

Në kundërshtim me Kushtetutën janë shpallur dispozitat e një projektligji të miratuar muaj më parë në Kuvend, e me të cilin ishin paraparë detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror për negociatat me Serbinë. Delegacioni, ndonëse i formuar prej muajsh, nuk është funksionalizuar plotësisht, ka zhvilluar fare pak aktivitet dhe ka demonstruar mungesë transparence, shkruan sot Koha Ditore.

Për kundërkushtetutshmërinë e Projektligjit, të enjten, kanë folur në kushte anonimiteti dy burime të “Kohës Ditore”.

“Gjykata Kushtetuese e ka shpallur kundërkushtetues Projektligjin”, ka thënë njëri burim.

“Projektligji ka cenuar parimin kushtetues mbi ndarjen dhe balancimin e pushteteve, meqë ka deleguar pushtet të një grupacioni që nuk mund të ushtrojë prerogativa ekzekutive”, ka treguar burimi tjetër thelbin e arsyetimit të verdiktit të Gjykatës.

Janë tetë nene të Kushtetutës që 32 deputetë opozitarë, të LDK-së e LVV-së, besonin se shkeleshin nëpërmjet tri neneve thelbësore të Projektligjit për Delegacionin shtetëror. Prandaj, nga Gjykata Kushtetuese kishin kërkuar që ta rrëzojë atë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme