Google ADS

Presidenti Thaçi pritet t’i dekretojë me Urdhrin e Pavarësisë Fatos Klosin dhe Fatos Nanon

23:33 | 13 Qershor 2019
L G

Fatos Klosi ka qenë shef i shërbimit sekret kur është vrarë koloneli Ahmet Krasniqi. Në anën tjetër, Fatos Nano në takim me Millosheviqin kishte thënë që kryeqytet i Kosovës është Beogradi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që në ditë në vijim t’i dekretojë me Urdhrin e Pavarësisë, Fatos Klosin dhe Fatos Nanon.

Ish-shefi i shërbimit sekret të Shqipërisë dhe ish-presidenti i Shqipërisë gjenden në një listë prej 39 personave, të cilën e ka propozuar nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

Në këtë listë janë emra dhe personalitete të ndryshme të Shqipërisë.

Por, aty nuk tregohet se kur do të bëhet dekretimi i personaliteteve të propozuara. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme