Një kompani kineze ka dizajnuar një rrip për sigurinë e njeriut, por jo për makina, Ky rrip vendoset në belin e të moshuarve, në mënyrë që t’i mbrojë ata nëse rrëzohen.
Rripi e ka funksionin e njëjtë sikur të ‘airbag-ut’ në makinë, e që në fakt e njëjta kompani prodhon të tilla, raporton Euronews, transmeton Gazeta Express.
Kompania e Inteligjencës Teknologjike, Suzhou Yidaibao, ka thënë se kjo është bërë për shkak se popullsia në Kinë ka filluar të plaket, dhe pleqtë kanë nevojë për siguri.
“Ekzistojnë dy probleme, e ne jemi fokusuar që t’i zgjidhim” tha zëdhënësja e kompanisë, Song Zhanxuan “I pari është se të tjerët nuk mund ta dinë se kur pleqtë do të rrëzohen, e nuk kanë mundësi të i ndihmojnë. Airbagu duhet që të fryhet para se personi të bjerë në mënyrë që ai të jetë i mbrojtur” tha ajo.
“I dyti është se si ta bëjmë që airbagu të hapet brenda 0.18 sekondave. Sipas statistikave tona, një i moshuar mund të bjerë në tokë brenda 0.3 sekondave, pra teknikisht fryrja duhet të bëhet brenda 0.18 sekondave” shtoi ajo
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën