Rama: Zgjedhjet më 30 qershor, nuk vjen 97-ta me 100 mjeranë

22:36 | 13 Qershor 2019
A. B.

Kryeministri Edi Rama duke pas takimit elektoral në Prrenjas, ka vijuar edhe në Librazhd.

Rama është shprehur se me bindje të plotë se zgjedhjet do të mbahen me 30 qershor, ndërsa shtoi se për këtë gjë ka mbështetje edhe nga ndërkombëtarët.

“Asnjë lëkundje, asnjë lloj dyshimi dhe e dëgjuat vetë nga presidenti i Komisionit Europian, të jeni të sigurtë se të gjithë miqtë tanë janë për zbatimin e ligjit dhe për kryerjen e procesin në 30 qershor. Mirënjohje për të gjithë ju. Rroftë Librazhdit, rroftë Shqipëria.”-tha kryeministri.

Ai foli edhe për bllokimin e rrugës nga simpatizantët e PD-së, ndërsa shtoi se ato kanë shkelur një nga nenet e Kodit Penal për fushatën elektorale.

“Dëgjoj të thonë vazhdimisht ’97, po cila ‘97? Me kë do vij ’97? Me këta 100 mjeranë që kishin zënë rrugën atje, që gjuanin me gurë e kapsolla, me ata do ta sjellë ‘97? Ata sot kane shkelur një nga nenet e kodit penal duke penguar forcërisht fushatën elektorale të një subjekti politik,”- tha Rama./noa.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme