Përveç syve, njerëzit i kushtojnë vëmendje buzëve të një personi. Sipas disa hulumtuesve forma buzëve mund të përcjellë karakteristikat tuaja të dallueshme.
Ju përdorni buzët për të folur, ngrënë, qeshur,puthur…Kur jeni të lumtur, të trishtuar ose të zemëruar, është goja juaj që zakonisht është e para që ju jep emocionet tuaja, përveç syve tuaj.
Jean Haner, autor i librit “Urtësia e fytyrës tënde”, thotë se forma e buzëve tuaja lidhet drejtpërdrejt me personalitetin dhe sjelljen tuaj bazuar në filozofitë e lashta kineze. Ju keni lindur me këtë veçori sepse është e lidhur me atë që jeni me të vërtetë.
Ja çfarë thonë hulumtuesit për formën e buzëve tua:
Buzë të holla
Njerëzit që kanë buzë të holla zakonisht janë të turpshëm. Por, ata janë të pavarur dhe të vetëdijshëm. Ata kënaqen me jetën e tyre. Kur bëhet fjalë për jetën privatë, këta persona mund të kenë nevojë për një partner në jetë, i cili do të vendosë një drejtim dhe motivim. Ata duhet të jenë në një marrëdhënie me dikë që gëzon.
Buzë të plota
Angelina Jolie dhe Scarlett Johansson kanë buzë të plota. Nëse edhe ju keni buzë sikur të këtyre dy personazheve, atëherë duhet të dini se;
-Jeni empatik dhe instinktet tuaja prindërore janë të forta.
-Ju e keni instiktin e mbrojtjes së njerëzve që doni shumë të zhvilluar dhe kënaqeni kur I shihni të tjerët mirë.
-Ju keni pak miq por ata i mbani për një kohë të gjatë.
Buza e poshtme e fryrë në mes
Njerëzit që buzën e poshtme e kanë më të fryrë në mes janë njerëz që kënaqen kur janë në qendër të vëmendjes.
-Këta njerëz duan të kalojnë kohë me shoqëri dhe jo të rrinë vetëm.
-E shijojnë jetën.
Buza e epërme e hollë
Njerëzit që e kanë buzën e epërme të hollë, e të poshtmen në madhësi normal janë njerëz me cilësi të shkëlqyera udhëheqëse. Ata duken se janë gjithmonë të ngarkuar, pozitivë dhe kanë një zjarr që kalon nëpër venat e tyre, sepse janë aq energjikë dhe të gjallë.
Buza e epërme e theksuar në mes
Nëse e keni buzën e epërme më të theksuar se buzën e poshtme atëherë ka ngjarë që ju të jeni karizmatikë. Për më tepër, ndoshta ju pëlqen të përqeshni. Ju gjithashtu keni dëshirë të keni vëmendjen e të tjerëve.
Buzë të vogla
Njerëzit me buzë të vogla dhe të rrumbullakëta, ose buzët e kukullave, janë miq të devotshëm. Ata janë të dhembshur dhe të sjellshëm ndaj atyre që kërkojnë ndihmën e tyre. Megjithatë, nëse nuk i njihni mjaft mirë, mund të mendoni se janë egoistë ose të vetë-përfshirë.
Buzë normale
Këta persona vlerësojnë arritjet dhe punën e tyre. Përveç kësaj, ata ka gjasa të jenë persona të komplikuar në marrëdhënie, sepse ata kanë një personalitet të tipit A. Ata nuk bien lehtë në shoqëri.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën