Një gjykatë në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Koln, ia ka dhënë të drejtën Kishës Katolike që të mos publikojë se çfarë bën me miliarda para të cilat i merr nga taksa paguesit çdo vit.
Grupi i gazetarëve hulumtues, Correctiv kanë kërkuar publikimin e informatave, duke thënë se Kisha Katolike duhet të veprojë në bazë të ligjeve, dhe duhet t’i jap qasje mediave në informacionet e tyre, për shkak se ajo paguhet nga taksat e qytetarëve, raporton Euronews.
Por gjykata administrative e Kolnit, këtë të enjte tha se të ardhurat prej 3 miliardë euro janë të mbrojtura, e kjo për shkak se kisha ka autonomi.
Priftërinjtë e Kolnit e mirëpritën këtë lajm, duke thënë se ata kanë “transparencë të plotë në raportet e tyre të rregullta”, e që sipas tyre, e bëjnë këtë për shkak të principeve etike. /GazetaExpress/
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane