Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbledhur ditën e sotme Komitetin Drejtues Kombëtar të LSI.
Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi është shprehur se kryeministri Edi Rama ka shkatërruar procesin e integrimit të Shqipërisë.
Ajo ka akuzuar Ramën si person i cili ka lidhje me botën e krimit, dhe se arritjet e tij i ka bërë përmes shantazheve.
“Në fakt ne nuk kemi një politikan, por kemi një të sëmur patologjik. Ai i ka marrë meritat nëpërmjet pagesës shantazhit, blerjes së moralit të çdokujt. Një njeri që i ka arritur çdo gjë duke bërë kompromise e kthen në njeri patologjik. Ky njeri merr peng të ardhmen e shqiptarëve. Rilindja me LSI morën një Shqipëri në NATO dhe gati duke marrë statusin gandidat. Por LSI nuk votonte tre ligje për një kryetar qarku të Fierit, pasi votat e tyre të LSI votuan për një anëtar tjetër ishte një vendim politik. Nëse e mbani mend, se vendet në tranzicion siç jemi ne memorjen e kanë shumë të shkurtër ky njeri që na betohet për integrimin, e mbani mend se si kërcënonte për të mos liberalizuar vizat për shkak se do të largohen 1 milion shqiptarë. Në më pak se 28 muaj ky ka shkatërruar procesin Shqipërisë do ti rikthehen vizat. Është një vendim i holandezëve. Tani ka filluar procesin edhe Zvicra”,-tha Kryemadhi
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...