Sot është nënshkruar marrëveshja e krijimit të koalicionit të partive të djathta ekstreme. Ky grup parlamentar, do të quhet “Identitet dhe Demokraci” dhe do të jetë grupi më i madh euroskeptik në parlamentin evropian.
Marine Le Pen, politikania e krahut të djathtë në Francë tha sot se ata nuk do të veprojnë në bazë të dinamikave të së kaluarës.
“Ne nuk do të vazhdojmë me dinamikën e njëjtë. Në fakt anëtarët e grupit ID tani janë pjesë edhe të qeverive kombëtare” tha ajo, raporton Euronews, transmeton GazetaExpress.
Kryetar i këtij grupi parlamentar do të jetë italiani, Marco Zanni, i cili është anëtarë i partisë italiane, Lega që udhëhiqet nga ministri i brendshëm i këtij shteti, Matteo Salvini.
Ky grup parlamentar tani do t’i ketë 73 ulëse nga 751 sa janë gjithsej, duke u bërë grupi i pestë më i madh.
Në anën tjetër, Nigel Farage dhe partia e tij ‘Brexit party’ refuzuan që të bëhen pjesë e këtij grupi parlamentar, me arsyetimin se ata e kanë “agjendën e tyre për daljen e Britanisë nga BE-ja”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...