Sektori i energjisë së rinovueshme punësoi 11 milionë persona brenda një viti në Paris

18:22 | 13 Qershor 2019
L G

Sektori i energjive të rinovueshme punësoi 11 milionë persona në 2018, një shifër në rritje të konsiderueshme në raport me vitin e kaluar, njoftoi sot Agjencia Ndërkombëtare për energjitë e rinovueshme, (Irena) me seli në Abu Dabi.

Sektori i energjisë së gjelbër krijoi 700.000 vende pune vitin e kaluar, sipas një studimi vjetor të Irena-s.

‘’Numri i vendeve të punës të përmendura është më lartë se kurrë më parë, pavarësisht ngadalësimit të rritjes në disa tregje të planit të parë, kryesisht Kina’’, sqaron agjencia në një komunikatë./Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme