Milani i bashkohet garës për mesfushorin Elijf Elmas

17:55 | 13 Qershor 2019
Arbresh Info

Milani është ndër klubet e shumta pas mesfushorit të Fenerbahces, Eljif Elmas, së bashku me Interin, Napolin, Fiorentinan, Borussia Dortmundin dhe Atletico Madridin.

Ai nuk do të mbush 20 vjeç deri në shtator, por tashmë ka pasur ndikim në skuadër qysh pas arritjes së tij gjatë verës së vitit 2017, transmeton portali arbresh.info.

Tashmë si një reprezentues i Maqedonisë me dy gola brenda 11 paraqitjeve, ai ka bërë 40 paraqitje te Fenerbahce këtë sezon duke shënuar katër herë.

Bazuar në një raport nga Oracolo Rossonero, negociatat do të zhvillohen prapa skenave mes Milanit dhe Fenerbahces për të sjellë mesfushorin 20-vjeçar në San Siro.

Duket se është një kontakt i ri nga Milani, i cili papritmas është shfaqur para të gjithëve konkurrentëve në garën për të nënshkruar një marrëveshje 8 milionëshe me mesfushorin e Empolit, Rade Krunic.

Elmas tashmë është përfolur për transferim te Interi, Napoli, Fiorentina, Bourussia Dortmundi dhe Atletico Madridi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme