11 hapat drejt shkarkimit të presidentit Ilir Meta

15:35 | 13 Qershor 2019
Arbresh.info

Pas miratimit në Kuvend të rezolutës për presidentin Ilir Meta maxhoranca ka një rrugë të gjatë deri në shkarkimin e tij të mundshëm.

Sipas TCH, mazhorancës do t’i duhen të hedhë 11 hapa deri në finalizimin e shkarkimit.

1. Mazhoranca me firmat e 35 deputetëve dorëzon kërkesën për shkarkimin e presidentit gjë e cila me gjasë do të ndodhë pas miratimit të rezolutës.

2. Kryetari i Kuvendit në seancën e radhës njofton Kuvendin për këtë kërkesë.

3. Kuvendi ia kalon kërkesën Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

4. Ky komision nis shqyrtimin e kërkesës dhe fton presidentin në seancë dëgjimore.

5. Komisioni i Ligjeve harton një raport dhe ia kalon kuvendit.

6. Kuvendi në seance plenare me debat shqyrton raportin.

7. Kuvendi miraton ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për presidentin. Kohëzgjatja e veprimtarisë 3 muaj.

8. Në korrik pritet ngritja e Gjykatës Kushtetuese.

9. Në sesionin e ri parlamentar në kuvend në shtator ose nëse thirret më herët, dëgjohet raporti i Komisionit Hetimor.

10. Kuvendi me pas bazuar në këtë raport vendos për ta shkarkuar apo jo presidentin. Maxhorancës i duhen 93 vota për të realizuar shkarkimin.

11. Votimi i parlamentit shkon për tu certifikuar nga Gjykata Kushtetuese.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme