Kancelarja Angela Merkel në takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka thënë se parlamenti gjerman në shtator do të marrë vendim për dhënien e pajtueshmërisë për fillimin e negociatave mes Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, transmeton Portalb.mk.
Bundestagu do të vendosë në bazë të procedurave të Qeverisë së Gjermanisë që kanë të bëjnë me çështjen e zgjerimit të Bashkimit Evropian, kumtojnë nga Qeveria e Maqedonisë.
“Në takim, kancelarija ka potencuar se Maqedonia e Veriut e ka plotësuar atë që i është kërkuar dhe se ajo dhe Berilin këtë e shohin si gjë shukmë pozitive. Kryeministri Zaev në takim tha se Republika e Maqedonisë së Veriut ka besim të plotë në kancelaren Merkel dhe e përkrah politikën e saj të zgjerimit në lidhje me procesin e zgjerimit të BE-së si dhe politikën e sa për Ballkanin Perëndimor” kumtojnë nga Qeveria.
Zaev në takim ka theksuar se e gëzon fakti që Ministria e punëve të jashtme të Gjermanisë ka qëndrim pozitiv ndaj Maqedonisë së Veriut në lidhje me fillimin e negociatave për aderim në Bashkimin Evropian dhe se duhet të respektohen procedurat dhe proceset demokratike të Bundestagut që do të shpijnë deri në marrjen e vendimit pozitiv në shtator.
Zoran Zaevi është duke qëndruar në Berlin të Gjermanisë, dhe në kuadër të kësaj vizite, paraprakisht ai ka thënë se, performancat e RMV-së janë konfirmuar me reformat dhe me marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë, dhe se tash BE-ja duhet ta përmbush atë çfarë e ka premtuar.
Komisioni Evropian ka rekomanduar zyrtarisht hapjen e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën, por vendimi duhet të konfirmohet nga të gjitha vendet anëtare në Këshillin Evropian, ku Franca dhe Holanda udhëheqin opozitën.
Për këtë çështje do të diskutohet edhe Samitin e Berlinit që do të mbahet më 20 dhe 21 qershor në Bruksel.
Ndryshe, trembëdhjetë vende të BE-së, shumica anëtarë të rinj nga Evropa Qendrore dhe Lindore, si edhe Italia dhe Austria, do t’i drejtohen me kërkesë 28 vendeve të BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...