Janë të pasura me vlera ushqyese
Një avokado përmban mbi 20 vitamina dhe minerale, në mesin e të cilave janë vitamina C, vitamina K, foliati, kaliumi, etj.
Yndyrë e shëndetshme
Avokado është e pasur me yndyra të shëndetshme të cilat e zvogëlojnë kolesterolin e keq dhe e reduktojnë rrezikun e sulmeve të zemrës dhe trurit.
Niveli i kolesterolit
Për shkak të përmbajtjes së yndyrave të shëndetshme, avokado arrinë që ta mirëmbajnë nivelin e kolesterolit të mirë dhe njëkohësisht ta ulin nivelin e kolesterolit të keq.
Humbja e peshës
Konsumimi i gjysmë avokadoje në ditë është dëshmuar se ju bën të ndiheni më të ngopur deri në 5 orë pas një shujte.
Absorbimi i vlerave ushqyese
Konsumimi i rregullt i avokados ndihmon në absorbimin e karotenoideve esenciale në trup, siç janë licopei, luteini, alfa-karoteni dhe beta-karoteni.
Shtypja e gjakut
Përmbajtja e lartë e kaliumit ndihmon në menaxhimin e shtypjes së gjakut, e eliminon sodiumin e tepërt dhe e lehtëson tensionin në muret e enëve të gjakut.
Parandalimi i diabetit
Avokadot i rregullojnë nivelet e insulinës dhe glukozës në gjak, andaj janë të shkëlqyeshme në rastet me diabet.
Shëndeti i eshtrave
Vitamina K ndihmon në absorbimin e kalciumit në trup, i cili është esencial për shëndetin e eshtrave, ndërkaq avokadot janë të mbushura me këtë vitaminë.
Shëndeti i syve
Avokadot përmbajnë dy karotenoide shumë të rëndësishme, lutein dhe zeaxanthin, të cilat janë esenciale për shëndet të syve dhe shikim të mirë. Prandaj, konsumimi i avokados e parandalon verbërinë, dëmin e syve, etj.
Shtatzënia
Avokadot janë të mbushura me bollëk me vitaminë B6, folat, vitaminë C dhe kalium, e që të gjitha këto i nevojiten nënës gjatë muajve të shtatzënisë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...