Kryeministri Rama gjatë fjalës në Parlament ka ironizuar me pretendimet e presidentit se vendi rrezikon të kthehej si në ngjarjet e ’97, në rast se nuk do të shtyhej data e zgjedhjeve.
“Dikush mund të thotë dhe e thonë jo pak njerëz që marrin përsipër të mashtrojnë vendin me receta, se nuk është se i kemi respektuar aq shumë Kushtetutën, sa të jemi kaq të ngurtë, le t’i biem si i kemi rënë 30 vjet duke hapur shteg jashtë ligjit për të ulur tensionin e lartë, pajtuar gjaqet dhe shpëtuar vendin nga konflikti civil, vrasjet e njerëzve, ‘97 tjetër e me radhë. ‘97 tjetër po pse?
Çfarë ka ndodhur ndonjë gjë e ngjashme me ‘97 që tani duhet t’i frikemi, madje të ikim me vrap në të kaluarën që na përsëritet një ‘97 tjetër, cilat skema piramidale po bien dhe kursimet e gjakut dhe djersës së kujt po digjen që të digjet vendi?
Në cilat qytete po shfaqen shenjat e kryengritjes popullore dhe në cilat depo armatimesh NATO do hapë dyert për të armatosur shqiptarë kundër njëri-tjetrin dhe i kujt është halli që nxjerr prej muajsh protestave popullin imagjinar e bashkimit blu dhe grupe të rinjsh me maska që gjuajnë me molotov, dhe urinojnë në derën e Kryeministrisë”, ka thënë Rama.
Ai ka shtuar se socialistët nuk do të tërhiqen nga 30 qershori.
“Nuk ka asnjë që na tund nga 30 qershori jemi detyruar ta pranojmë si të keqen më të vogël për demokracinë e re zgjedhjen e gabuar të kundërshtarëve tanë për të na lënë në garën vendore me një kandidat në pjesën më të madhe të bashkive”.
Rama foli për atë që ai thotë se është “koka që i duhet ofruar turmës”.
“Berisha dhe Meta kujtojnë se mund të më largojnë nga detyra me molotovët e Lulit dhe mallkimet e Monikës e kanë gabim. Unë jam shënjestra, koka që i duhet ofruar turmës për ta frymëzuar e sjellë të ndërsyer në bulevard, ndërsa prerja e kërkuar në këtë gjah politik nuk jam unë, por vendi, që duhet ndalur para se të kapërcejë pragun e negociatave dhe të hapë dy kapitujt e parë dhe duke hapur kapitujt e drejtësisë, vendi duhet ti provojë BE e reforma nuk është vetëm një maket, mekanizëm pastrimi i sistemonit të drejtësisë por është shtet i së drejtës, ku qoftë gjykatësit e kapur nga vetingu, politikanët e korruptuar e të paprekshëm mund të këputen si pras nga goditjet e drejtësisë së çliruar nga kthetrat e tyre. Plani është i qartë dhe jo budalla për mbijetesën politik”, tha ai.
“Ne jemi viktimë e zgjedhjes së lirë të kundërshtarëve tanë për të braktisur garën. Akti i Metës është prova më ulëritëse e lepurit që fle në barkun e frikës, jo nga zgjedhjet, por në radhë të parë nga drejtësia, ne jemi dënuar ta marrim përsipër këtë kosto të krijuar prej tyre për të mos lejuar që kostoja ti kalojë vendi e kushedi sa viteve të ardhshme, zgjedhjet pa ata janë e keqja më e vogël për vendin, shtyrja do ishte e keqe e madhe me efekt të zgjatur mbi vendin”, tha Rama./TCH
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut