Kompjuteri tashmë është një pajisje teknologjike e cila është e lidhur ngushtë me punën në kohët e sotme.
Përdorimi i tij shpesh sjell probleme të ndryshme shëndetësore
Është e rëndësishme që të kujdesemi në mënyrë që të shmangim dhimbjet e qafës, problemet e syve dhe një mori çështjesh të tjera, përpiquni të bëni këto tetë ndryshime të lehta në rutinën tuaj.
Disa nga këshillat që ju vijnë në ndihmë të gjithë përdoruesve të kompjuterit janë:
Mbani kontakt të mirë kompjuter-sy
Mbani paralelisht sytë me ekranin e kompjuterit ndërkohë që punoni, kjo do të evitojë lodhjen e syve.
Qëndroni të hidratuar
Pirja e ujit është thelbësore për shëndet të mirë. Përveçse ndihmon në rënien në peshë, për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe për të fituar më shumë energji, konsumimi i ujit do t’ju detyrojë të çoheni nga karrigia për të mbushur gotën ose për të vajtur në tualet.
Vendosni alarm
Sa herë që bie alarmi, kujtohuni të ecni pak nëpër zyrë, si një mënyrë për të pushuar.
Shmangni ashensorin
Përpiquni të përdorni shkallët në vend të ashensorit. Parkoni makinën sa më larg të jetë e mundur, në mënyrë që të keni mundësi të ecni çdo ditë.
Qëndroni pak minuta jashtë tavolinës
Kryerja e disa ushtrimeve të thjeshta mund të jetë çelësi për t’u relaksuar e për të vazhduar punën me më shumë efikasitet.
Rrisni madhësinë e shkronjave në kompjuter
Shpesh shkronjat e vogla mund të jenë shkaktarë të dhimbjes së kokës.
Hapni dhe mbyllni sytë shpesh herë
Përpiquni të ndiqni rregullin 20:20:20 të shikimit të ekranit, i cili nënkupton që çdo 20 minuta para ekranit, shikoni një objekt që është 20 këmbë (6 metra larg) për 20 sekonda.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...