Google ADS

Thaçi para ushtarëve të Kosovës: Po përgatitemi për marrëveshje paqësore me Serbinë

11:32 | 13 Qershor 2019
Arbresh.info

Për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, Presidenti i Kosovës Hashim Thaci, ka vizituar ushtarët në Kazermen “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Pas pritjes më nderime të larta që ju bë nga ushtaret, Presidenti Thaçi, ka mbajtur një fjalim rasti.

Para ushtarëve Presidenti Thaçi tregoj rrugën e vështir të lirisë  dhe aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Ndërsa përmendi edhe marrëveshjen përfundimtare më Serbin.

” Sot është një kënaqësi e veçantë që të jem këtu më ju në këtë ditë të veçantë e historik për Kosovën. Këto ditë po shënojmë 20 vjetorin e lirisë së Kosovës dhe të gjithë ata që jepen jetën për liri. 20 vite të përfundimit të gjenocidit dhe spastrimit etnik, 20 vite të lirisë dhe paqes sot shënojmë kthimin e mbi 1 milion shqiptareve në vendin e tyre. Nga aspirata dhe angazhimi i popullit për liri keni lindur edhe ju. E kishim TMK-në pastaj FSK-bë e para pak muajve e murrum vendimin edhe për Ushtrinë e vendit. FSK sot është forcë profesionale e multietnike”, ka thënë ai.

Thaçi ka shtuar se po punohet për anëtarësim në NATO dhe BE.

“Kemi arritur shumë në këto 20 vite kemi pasur sfida jo të lehta, kemi ndërtuar zhvillimin ekonomik. Tani po punojmë për anëtarësim në NATO dhe BE. Rruga jonë nuk është e lehtë por e sigurt, kemi ndërtuara marrëdhënie të mira më të gjithë fqinjët Maqedoninë, Mali i Zi e Shqipëri. Po punojmë edhe për marrëveshje finale gjithëpërfshirëse më Serbinë. Dëshirojmë ti mbyllim kapitujt e armiqësisë dhe të hapim atë të lirisë”, ka shtuar ai.

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme