Google ADS

Sekretari i Brendshëm nënshkruan urdhrin e ekstradimit të Julian Assange në SHBA

11:11 | 13 Qershor 2019
Arbresh.info

Sekretari i Brendshëm i Britanisë së Madhe Sajid Javid, ka zbuluar se ka nënshkruar kërkesën për ekstradimin e Julian Assange në SHBA ku përballet me akuzat e harkimit.

Duke folur në Today Programme, Javid tha: “Ai me të drejtë është prapa grilave. Ka një kërkesë për ekstradim në SHBA që ndodhet para gjykatës, por dje kam nënshkruar urdhrin për ekstradim dhe do të paraqitet para gjykatës nesër”, transmeton portali arbresh.info.

Vendimi i Javid i hap rrugën gjykatës që të dërgojë themeluesin e WikiLeaks në Amerikë.

Assange atje përballet me aktakuzë për 18 vepra penale, që janë lëshuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, ku përfshihet edhe akuza nën Aktin e Spiunazhit.

Ai është akuzuar për kërkimin dhe publikimin e informacionit të klasifikuar dhe komplot për të hakuar në një kompjuter qeveritar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme