Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka njoftuar se një në çdo 5 persona në zonat e luftës vuan nga sëmundjet mentale, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Rreth 22 për qind e njerëzve në zonat e luftës vuajnë nga depresioni, ankthi ose çrregullimi pas-traumatik. Këtë e tregon analiza e 129 studimeve të botuara në revistën mjekësore The Lancet“, thuhet në njoftimin e OKB-së.
Studimi po ashtu, tregoi se pothuajse çdo i 10 person në zonat e luftës vuan nga sëmundjet e mesme apo të rënda mentale.
“Duket se shkalla e të sëmurëve nga depresioni dhe ankthi është gjithnjë më e madhe te njerëzit më të moshuar. Depresioni është më i zakonshëm tek gratë”, theksohet në njoftim.
Sipas OKB-së, në vitin 2016, ka patur 53 konflikte në 37 vende të botës. Kjo do të thotë se një rekord prej 12 për qind e popullsisë së botës jetonte në zonat e luftës.
Në botë, atë vit ka patur 69 milionë persona të zhvendosur të detyruar, një numër rekord që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...