Të gjithë ia dalim më mirë me ndihmën e shokëve, dhe ushqimi që hamë nuk bën diferencë. Kur bashkojmë disa ingredientë, lëndët e tyre ushqyese bashkojnë forcat për të sjellë përfitime të shumta shëndetësore. Zbuloni disa nga kombinimet më perfektë, dhe mos harroni, dy është gjithmonë më mirë se një.
Jeshillëqet + vaj ulliri
Kush tha që yndyra është armiku? Studimet kanë treguar se kombinimi i perimeve me ynydra të shëndetshme rrit absorbimin e antioksiduesve si lutein dhe beta-karoten. Lutein, një antioksidues që gjendet tek jeshillëqet, njihet për uljen e inflamacionit në sy, duke parandaluar kështu çrregullimet neurodegjenerative, si degjenerimi makular i lidhur me moshën. Beta-karoten, një tjetër antioksidues, ndihmon gjithashtu në uljen e inflamacionit. Spërkatni pak vaj ulliri kur të konsumoni sallatën e radhës.
Spinaq + boronica
Përgatisni një smoothie me spinaq dhe boronica dhe konsumojeni para ose pas stërvitjes. Gjatë një studimi, atletët që konsumuan boronica çdo ditë për 6 javë ulën inflamacionin e pas-stërvitjes, ndërsa një tjetër studim tregon se spinaqi mund të përmirësojë frymëmarrjen dhe furnizimin me oksigjen gjatë stërvitjes. Nitrati, i cili gjendet tek spinaqi, ndihmon në funksionimin më mirë të muskujve gjatë stërvitjes, ndërsa boronicat parandalojnë dhimbjen e muskujve pas stërvitjes.
Hudhër + qepë + oriz kaf
Hudhra dhe qepa mund t’ju shkaktojnë aromë të keqe në gojë, por ato janë një shoqërues i mirë i drithërave, si orizi apo makaronat: së bashku mund të trefishojnë absorbimin e zinkut në trup. Gjatë një studimi të fundit, të moshuarit që morën shtesa të zinkut ulën rrezikun e sëmundjeve të lidhura me inflamacionin kronik (ateroskleroza, kanceri, çrregullimet neurodegjenerative dhe imunologjike) me 66%. Mendojmë se ia vlen era e keqe e gojës.
Mjedër + rrush
Mjedra dhe rrushi janë ndër frutat më të pasura në antioksidues, dhe shkenca ka treguar se kur flitet për antioksiduesit, dy janë më mirë se një. Mjedrat përmbajnë acid elagjik, që përmirëson aftësitë e kuercetinës, që gjendet te rrushi. Studimet kanë treguar se përveçse luftojnë inflamacionin, këto fruta së bashku mund të ulin edhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, osteoporozën dhe kancerin e mushkërisë.
Patate të ëmbla + spec të kuq djegës
Spërkatja me pak piper të kuq djegës të produkteve në ngjyrë portokalli të pasura në beta-karotenë, si patatet e ëmbla apo kungulli, rrit absorbimin e vitaminës A. Kjo vitaminë është e mirë për të parandaluar probleme të lëkurës, si aknet, apo displazinë brokopulmonare, të nxitura nga inflamacioni shkuan Shendeti.al
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së