Belgjika ka njoftuar se do të rikthejë në vend fëmijët e familjeve belge të cilët kanë vajtur në Siri për të luftuar në emër të organizatës terroriste DAESH, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Jashtëm belg, Didier Reynders, njoftoi se një memorandum mirëkuptimi është nënshkruar me qeverinë rajonale kurde të Irakut për të rikthyer në vend fëmijët e familjeve belge që kanë luftuar për DAESH-in në Siri.
“Ne do të marrim frytet e punës sonë në ditët apo javët e ardhshme”, është shprehur Reynders duke theksuar ashtu sikurse edhe vendet e tjera të Evropës po përpiqen të rikthejnë në vend fëmijët në fjalë.
Reynders tha se përparësia do t’i jepet fëmijëve jetimë dhe se këta fëmijë do të sillen nga Siria në qytetin Erbil.
Sipas medias belge, në Siri ndodhen 110 qytetarë belgë, 60 prej të cilëve janë fëmijë, të cilët mbahen në kampet e DAESH-it.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...