Google ADS

Mustafa: Unë e ndjeja lirinë, entuziazmi i kosovarëve rimëkëmbi shpejtë Kosovën

09:11 | 13 Qershor 2019
M. A.

Ish-deputeti i Kosovës dhe profesori Muhamet Mustafa rrëfen për entuziazmin që kanë pasur kosovarët në kohën ka hyrë NATO në Kosovë.

Në një intervistë për portalin Arbresh.info Mustafa thotë se aq i madh ka qenë entuziazmi i cili arriti të mbulonte shumë shenja të vrazhda të regjimit serb.

Ai thotë se Kosova mund të merret si fenomen i rimëkëmbjes së shpejtë ku u zhvillua infrastruktura ndërtimore dhe ekonomia u zhvillua në hapa të shpejtë.

“12 qershor ishte fundi i pushtimit të Kosovës nga regjimi serb dhe koha kur Kosova po e prekte lirinë. E kam parë që do të jetë e shpejt hyrja e NATO-s dhe kapitullimi i Serbisë në basë të disa takimeve që kam pasur në Shkup”.

“Unë e ndjeja lirinë dhe natyrisht kthimi në Prishtinë tregonte për atë entuziazëm që mbulonte shumë shenja të vrazhda të regjimit serb megjithatë entuziazmi dhe dëshira për të ndërtuar jetën ishte më i ma i madh që dëmet që i kishte bërë regjimi serb. Për këtë Kosova mund të merret si fenomen në historinë e konflikteve botërore ku shenjat e shkatërrimit të luftës sidomos në objekte të banimin e ekonomi janë evituar shumë më shpejt se në vendete tjera p.sh në Bosnjë, Bullgari etj”, tha ai.

Intervista e plotë:

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme