Agim Berberi tregon për gëzimin që kishte në ditën kur në Gjakovë u futen ushtarët e NATO-s
Historia e tij me luftën është shumë e tmerrshme.
Ishte fundi i muajit maj i vitit 1999 kur serbët e morën Agim Berberin nga banesa e tij dhe e torturuan për ditë të tëra, në fshatin Osek të Gjakovës.
“I kam pas sytë e lidhun prej banesës deri në Osek, e krejt teshat mi kanë qky, e m’kane desh, mkan ul n’gjak edhe i kanë nxjerr bejsbollat, me kanop të lagt… me, edhe kanë thanë çdo tre minuta ki mu rreh.
E kështu për çdo 3 minuta serbët e rrahën Berberin, deri në momentin kur ia hoqën edhe dhëmbët.
Prandaj 20 vite pas e tëra që mund të bëjë Berberi është një falënderim për NATO-n.
E pas gjithë këtyre torturave që i’a bënë serbët, për Agim Berberin ëndrra e vetme ishte liria e vendit.
Madje kjo është dita më e rëndësishme në jetën e tij.
20 vite pas, Agim Berberi, i cili u bë i njohur përmes kësaj videoje, tregon për emocionet që i solli ardhja e trupave të NATO-s.
“Kur ka hi Nato në Kosovë na jena cu gjallë prej vorrit, se na këna menu që nuk ka mbet asnjë njeri në Gjakovë”.
Të mërkurën, ai tregon edhe njëherë se si u ngjit mbi automjetin, duke u hedhur mbi xhamat e makinave të ushtrave të NATO-s.
“Jam hyp mbi kerr, se jena shliru, mas 100 vitesh, ma nuk ka diktator, ish jugosllavi Serbi që na merr në forcën”.
Berberi, tregon se kujt ia ka dedikuar puthjen në xhamin e makinës së ushtarëve të NATO-s.
Edhe pse kanë kaluar 20 vjet, ai ruan të njëjtën dashuri për NATO-n, si në ditën e parë kur hyri kjo forcë ushtarake në Kosovë.
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...