Krijuesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg dhe miliarderi nga Microsoft, Bill Gates së bashku me Bono dhe Charlize Theron kanë lansuar një deklaratë me qëllimin për të ofruar qasje në internet tek të gjithë deri në vitin 2020.
Deklarata ishte pjesë e fushatës lansuese ‘Connect The World’ nga Zuckerberg në partneritet me One, një organizatë që lufton varfërinë, shkruan arbresh.info.
“Kur njerëzit të kenë akses në mjetet dhe njohurit e internetit, ata do të kenë qasje tek mundësitë që ua rregullojnë jetën të gjithëve”, shkruan fillimisht në deklaratë. “Interneti i përket të gjithëve. Ky duhet të jetë i aksesueshëm nga të gjithë”.
Zuckerberg bëri premtimin tek Kombet e Bashkuara të shtunën për të ofruar qasje universale të internetit në mbarë botën. Përmes një postimi në Facebook, Zuckerberg tha se qasja në internet është thelbësore duke shkruar që çdo i dhjeti person që është i konektuar në internet, një person më pas mbetet jashtë tij.
“Nëse ne konektojmë më shumë se katër miliardë njerëz që nuk janë ende online, ne kemi një mundësi historie për të ofruar këtë në tërë botën në dekadat e ardhshme”, shkroi ai./arbresh.info
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...