Pep Guardiola i ka hedhur poshtë raportimet se mund të marrë një vit pushim dhe se mund të shkojë te Juventusi, pasi do të qëndrojë te Manchester City.
The Sun dhe Mirror shkruajnë se të mërkurën Guardiola mund të largohet.
Ai sot foli për Mundo Deportivo, ku hodhi poshtë të gjitha shkrimet.
“Nuk marr vite pushim, lajmet dalin, kopjohen dhe nuk verifikohen”.
“Unë kam edhe dy vjet të mbetura në kontratën time dhe në qoftë se ata nuk më largojnë, unë do të qëndroj”, ka thënë Guadriola.
Eurosport ditë më parë shkroi se ish-mesfushori i Brescias kishte refuzuar ofertën për një pagë prej 20 milionë euro nga Juventusi. /Telegrafi
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...